RTSH 24 Live

Botë

Vritet lideri paraushtarak rus - Ndërroi jetë pas shpërthimit të një bombe në Kiev

5 orë para

Vritet lideri paraushtarak rus - Ndërroi jetë pas shpërthimit të një bombe në Kiev

Lideri i një grupi paraushtarak pro-rus nga Ukraina lindore, ndërroi jetë në spital, pasi u plagos nga shpërthimi i një bombe në Moskë mëngjesin e të hënës. Armen Sarkisyan, themeluesi i batalionit “Arbat” që luftoi krah forcave ruse kundër Ukrainës u vra këtë të hënë pas një shpërthimi në një kompleks luksoz banimi në veri-perëndim të Moskës, vetëm 12 km larg Kremlinit.

Sarkisyan akuzohej nga Kievi se ka ndihmuar Rusinë në luftën e saj në rajonin lindor ukrainas, Donjeck. Sipas mediave ruse, bomba shpërtheu sapo Sarkisian dhe truprojat e tij hynë në kompleksin e banimit në kryeqytetin rus, ndërsa raportuan se një truproje u vra dhe tre të tjerë u plagosën. Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS e quajti shpërthmin një atentat të planifikuar mirë. “Sulmi ishte planifikuar me kujdes” - tha një zyrtar i policisë duke shtuar se po punohet për identifikimin e urdhëruesve të krimit. Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur hetimet për shpërthimin.

Rusia është goditur nga disa atentate dhe shpërthime misterioze që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës. Në dhjetorin e vitit të kaluar, gjenerali rus Igor Kirillov, i cili ishte në krye të forcave të mbrojtjes bërthamore të vendit, u vra nga një sulm me bombë teksa po dilte nga një ndërtesë në Moskë.

/rtsh.al/