RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrau motrat, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për autorin

28/06/2022

Vrau motrat, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për autorin

Prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm për Përparim Ademin, 60-vjeçarin që vrau me armë zjarri dy motra Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin më 31 dhjetor 2020.

Në pretencën e dhënë thuhet se Ademi  nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Nga hetimi rezultoi gjithashtu se autori i ka marrë peng motrat para se t’i vriste si dhe e ka kërcënuar njërën prej tyre që të rikthehej me të.

Vetë autori pranoi ngjarjen dhe tha se e bëri nga frika se dy motrat do e denonconin.

 “Do më fusnin në burg. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën, që të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen jam zgjuar në mëngjes dhe kam shkuar te puseta e shtëpisë, ku mbaja automatikun që e kisha fshehur që në vitin 1997“, tha ai ndërsa më pas kreu ngjarjen e rëndë që tronditi jo vetëm zonën e Astirit por edhe kryeqytetin, pasi Ademi endej rrugëve deri në arrestimin e tij disa orë më vonë.

/rtsh/