RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrasja e paralajmëruar në Fier, babai i viktimës kërkon drejtësi

13/09/2021

Vrasja e paralajmëruar në Fier, babai i viktimës kërkon drejtësi

Sot do të festonte ditëlindjen por ish bashkëshorti nuk e la që Sabrina të festonte duke i ndërprerë jetë vetëm disa ditë para 23 vjetorit të saj. Krimi që tronditi mbrëmjen e të premtes fshatin Zhupan të Fierit kur  Elton Meta, 31 vjeçar vra në shtëpinë e prindërve të saj ish gruan ishte i paralajmëruar. Pasi vetëm një vit më para  terrorizoi familjen e ish gruas, e mbajti peng dhe kërcënonte se do të bënte vetëvvrasje me një automatik. Babai i Viktimës Partizan Bengaj kërkon drejtësi. Ai kërkon dënimin maksimal për vrasësin e bijës time dhe të dalin përgjegjësitë për të gjithë sistemin e drejtësisë.
Valentina Bengaj, nëna e Sabrinës së vrarë  tregon detaje të reja nga ngjarja tragjike. 
Autori i krimit kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, më 20 korrik të këtij viti, ndonëse mbi të rëndonin tre akuza armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.