Policia ka vijuar aksionin e saj të çmontimit të kamerave që janë vendosur në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale. Pas Korçës, Pogradecit, Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit, policia ka hequr tri kamera edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës, ndërsa një person është vënë nën hetim.
Njoftimi i policisë:
Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K. Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.
/rtsh.al/