Disa nga të propozuarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për administratën e tij të ardhshme janë vënë në shënjestër të kërcënimeve me bomba.
FBI deklaroi se ishte në dijeni të "kërcënimeve të shumta me bomba" si dhe "incidenteve të tjera”.
Zyra e republikanes njujorkeze Elise Stefanik, të cilën Trump e ka emëruar si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, tha se kishte marrë një kërcënim me bombë. Policia po heton incidentet.
Në një deklaratë, Karoline Leavitt, zëdhënëse e ekipit të tranzicionit të Trump, tha se disa njerëz e kishin vënë në shënjestër dhe "forcat e rendit vepruan shpejt për të garantuar sigurinë”./ BBC
/rtsh.al/