Policia shqiptare vazhdon me intensitet operacionet e saj për ndalimin e personave që qarkullojnë duke mbajtur armë zjarri.
Në operacionin policor të koduar “Late hours”, strukturat operacionale të Policisë së Durrësit, kanë vënë në pranga mbrëmjen e së premtes një 19-vjeçar, dhe kanë shpallur në kërkim shokun e tij. Të dy këta shtetas po qarkullonin me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete.
Drejtuesi i automjetit, një 32-vjeçari, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë dhe u largua duke përfituar nga errësira.
Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Moskallëzimi i krimit".
/ rtsh.al /