RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident fatal në "Qaf Tobli"

25/02/2023

Aksident fatal në "Qaf Tobli"
Foto ilustruese

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur, pasi makina e tyre ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur "Qaf Tobli", njofton policia. Sipas saj drejtuesi i "Volkswagen Passat" që po udhëtonte me bashkëshorten e tij,  ka humbur kontrollin  dhe  automjeti ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ka humbur jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Policia Rrugore gjen rastin të përsërisi thirrjen e saj drejtuar qytetarëve të jenë të kujdeshëm me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 

Policia ka lajmëruar se në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive. Ajo do të përdori makinat inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike, alkooltestues dhe mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. "Udhëtoni me jetën në mendje!" është thirrja e policisë. 

 

/ rtsh.al /