Me më shumë se 4 vite burg secilin i ka dënuar gjykata themelore e Prishtinës katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivaniç që u vra para gjashtë vitesh para godinës së parisë së tij iniciativa qytetare në Mitrovicën e veriut.
Gjykata vendosi masën e dënimit me 4 vite e gjysmë burg dhe 4500 euro gjobë për Nedeljko Spasojveić akuzuar për veprën penale të pjesëmarrjes në grup kriminal që organizoi një vrasje. Për të pandehurin Marko Rosiç, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, gjykata e Prishtinës dha masën e dënimit me 10 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë, për Dragisha Markoviç, ish polic akuzuar për keqpërdorim detyre u dënua me katër vite burg, dhe Zharkov Jovanoviç, edhe ai ish-polic i akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe armëmbajtje pa leje u dënua me katër vite burg dhe 1 mijë euro gjobë.
Sillvana Arsoviç, sekretare e Ivanoviç, u shpall e pafajshme për akuzën se ishte pjesë e një grupi kriminal. Rade Basara, një tjetër person I ndaluar për ngjarjen u lirua nga akuzat javën e shkuar për shkak të mungesës së provave ndaj tij. Të dënuarve do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Ata nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi.
Në vrasjen e Ivanoviç dyshohet të jenë të përfshirë edhe Zhelko Bojiç, ish-shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, dhe Zvonko Vesellinoviç, biznesmen nga veriu i Kosovës, por ndaj tyre nuk është ngritur zyrtarisht ndonjë akuzë pasi janë në arrati.
/RTSH/