RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e Nikulajt- Portugezi kërkon lirinë, Mbrojtja pretendon se nuk ka prova që e implikojnë

3 orë para

Vrasja e Nikulajt- Portugezi kërkon lirinë, Mbrojtja pretendon se nuk ka prova që e implikojnë

Ruben Saraiva, shtetasi portugez i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në vitin 2023 në Shëngjin i është drejtuar gjykatës së Lezhës me kërkesën për liri. 

Përmes avokatit te tij, Saraiva, pretendon se Prokuroria nuk ka ecur me hetimet si dhe nuk ka asnjë provë që ta përfshijnë në krim.

Vendimi për kërkesën pritet të merret me 16 tetor, pasi seanca gjyqësore e planifikuar këtë të mërkurë u shty për shkak të mungesës së përkthyesit.  

Nga dhjetori i 2023 kur u ekstradua nga Maroku, Ruben Saraiva po qëndron në paraburgimin e Tiranës në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Për këtë krim që dyshohet se erdhi në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes mes dy fiseve, policia arrestoi në Angli Edmond Haxhinë, i dyshuar si porositës i kësaj vrasjeje si dhe 3 shtetas britanikë. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë.

 Deri tani nuk ka asnjë prove dhe fakt që portugezi Ruben Saraiva të jetë i përfshire në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në vitin 2023 në Shëngjin ndaj kërkon një masë sigurie më të butë, kjo referuar pretendimit se tashme ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Kujtim Cakrani, i cili përmes një kërkese, drejtuar Gjykatës së Lezhës kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë për klientin e tij, vendim i cili pritet të merret me 16 tetor, pasi seanca gjyqësore e ditës së sotme u shty për shkak të mungesës së përkthyesit.