RTSH 24 Live

Aktualitet

"Babalja"- U dënua me 1 vit burg, Salianji tërhiqet nga kërkesa për pezullimin e vendimit

4 orë para

"Babalja"- U dënua me 1 vit burg, Salianji tërhiqet nga kërkesa për pezullimin e vendimit

Ish-deputeti Ervin Salianji është tërhequr nga kërkesa për pezullimin e dënimit në Gjykatën e Tiranës.

Ky vendim, shpjegoi avokati mbrojtës i Salianjit, Ledio Braho, vjen pasi pezullimi nuk qëndron si objekt për sa kohë Salianji u dorëzua.

Kërkesën për pezullim, Salianji e ka kërkuar në Gjykatë të Lartë bashkë me rekursin për rrëzim të vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me një vit burg.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dënoi me 1 vit burg Salianjin lidhur me çështjen “Babale”.

Në maj të vitit 2018 gazetari Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti, personazhi i njohur si “Babale”, pretenduan se kishin regjistruar një audio përgjim me vëllain e  ish-ministrit të Brendshëm asokohe, Fatmir Xhafajt dhe se Geron Xhafaj kryente aktivitetin e trafikimit të narkotikëve.

Më 27 tetor, ish-deputeti u vetëdorëzua në Polici, pas dënimit me 1 vit burg për akuzë të rreme, edhe pse vendimi i grupit parlamentar të PD-së ishte ngujimi në seli pa afat.

/rtsh.al/