RTSH 24 Live

Kronika

Vrasja e babë e bir në Elbasan, SPAK kërkon dënime të rënda

17/02/2023

Vrasja e babë e bir në Elbasan, SPAK kërkon dënime të rënda

Të implikuarit në vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 në Elbasan, duhet të marrin dënime të rënda vlerëson SPAK. 

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar  burg përjetë për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun, 25 vite burg për Florenc Çapjan, 20 vite për Klajdi Dokolin dhe Etin Canin, si dhe 6 vite burg për Ervis Bardhin.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 15 gusht 2012 në Elbasan. Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij, ndërsa ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. 

Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.