Elton Javori, 41 vjeç me banim në Fier mbeti i vrarë zjarri paraditen e së enjtes (7 dhjetor) ndërsa është identifikuar autori, por nuk është bërë e mundur kapja e tij. Po kjo nuk është i vetmi akt kriminal që ka tronditur Fierit duke e kthyer këtë qytet në një vatër krimi.
Lidhur me rastin e fundit i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, avokati Kujtim Cakrani konsideron prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dy arsye që çojnë në vrasje në këtë qytet.
“Trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni mendohet të jenë arsyet që kanë çuar në vrasjen e 41- vjeçarit në qytetin e Fierit, 1 ditë më parë. Fieri ka pasur shumë trafik dhe prostitucion, pra ky qytet ka qenë një hambar i këtyre dy fenomeneve. Flasim rreth viteve ’90 pasi tani ka ardhur duke u minimizuar, por është realitet që Fieri ka pasur një historik të trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucionit", shprehet avokati.
Ndërkohë avokati ka treguar ngjarjen e cila për të ka qene e paramenduar, por detaji i kamerave e tradhëtoi.
“Vrasja tipike mafjoz, pra ka qenë e paramendur. Autori Ka zgjedhur në lagje të qetë. Ka menduar se nuk do kapej nga kamerat por fati i keq i tij dhe i mirë për policisë ka bërë të mundur identifikimin e tij”, tha ai.
Sakaq policia po punon për kapjen e autorit ndërsa janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
/rtsh.al/