Dy vëllezërit 19 dhe 17 vjeç janë në pritje të vendimit të hetuesit dhe prokurorit pas përfundimit të dëshmisë së tyre për vrasjen e kushëririt të tyre 28-vjeçar në Kypseli.
17-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë ai që ka mundur ta godasë me thikë direkt poshtë qafës 28-vjeçarin, sipas ERT.
Çfarë pretenduan dy vëllezërit
Dy vëllezërit pohuan gjatë hetimeve paraprake se kur jetonin ende në Shqipëri dhe ishin fëmijë të vegjël, kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht.
Kur erdhën në Greqi u përpoqën ta harronin.
Mirëpo, ditët e fundit kur kushëriri i tyre ka mbërritur në Greqi, ata kur e panë, “zgjuan” kujtime të këqija dhe vazhduan të mendonin për planin e vrasjes.
Ai i ka abuzuar seksualisht që në moshë të vogël.
Duke iu referuan asaj që u kishin zbuluar dy fëmijët, por edhe prindërit e tyre, deklarouan se kushëriri 28-vjeçar ka abuzuar me ata në moshën 4 dhe 6 vjeç.
Të gjithë thanë se e dinin se çfarë po ndodhte.
Nëna e tyre gjithëmonë kishte menduar që 28 vjeccari duhet të ishte denoncuar.
Megjithatë, babai kishte dyshime sepse viktima ishte nipi i tij dhe për këtë arsye nuk donte të raportohej.
19-vjeçarja studion në universitet, ndërsa 17-vjeçarja përgatitet për provimet kombëtare në Liceun e tretë.
/rtsh.al/