Brenda më pak se një jave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Cnn grek njofton se se biseda mes dy liderëve zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua 6 ditë pasi republikani Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.
Gjatë bisedës telefonike, kryeministri grek vuri në dukje rëndësinë e partneritetit strategjik greko-amerikan për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e gjerë, ndërsa theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe, rajonale dhe interesi ndërkombëtar.
Më tej Mitsotakis theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe me interes rajonal dhe ndërkombëtar.
Sakaq zbulohet se Mitsotakis i bëri ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë.
/rtsh.al/