Të martën dhe të mërkurën në Greqi nuk do të ketë qarkullim detar. Shkak është greva 48-orëshe e marinarëve.
Sindikata po kërkon një rritje prej 15% të pagave për anëtarët e saj, por pronarët e anijeve kanë ofruar deri më tani vetëm 3%.
Shumë njerëz janë prekur nga greva, përfshirë turistët. Qarkullimi në ishujt që nuk kanë aeroport do të ndërpritet për 48 orë.
/ rtsh.al /