RTSH 24 Live

Kronika

Votimi Elektronik, Celibashi siguron: Proçesi 100 përqind i sigurt!

16/04/2021

Votimi Elektronik, Celibashi siguron: Proçesi 100 përqind i sigurt!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka siguruar qytetarët që procesi i votimit elektronik më 25 prill do të jetë 100% i sigurtë." Procesi është 100% i sigurtë në çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër të manipulojë procesin. Procedurat e votimit janë 100% të sigurta, integriteti dhe rezultati do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve", ka thënë Celibashi.
Më herët kreu i KQZ-së ka shpjeguar se në të gjitha qendrat e votimit në vend do të jenë të vendosura kamera vëzhgimi, të cilat nuk do të cenojnë privatësinë e qytetarëve në hedhjen e votave.
Një ditë më parë presidenti Ilir Meta, duke rikujtuar qytetarët se presidenca ka hapur një institucion paralel për të monitoruar zgjedhjet, bëri publik denoncimin e parë ku tha se PS po tenton që të ndërhyjë në KZAZ në njësinë nr.10 në kryeqytet, ku do të aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik.