RTSH 24 Live

Aktualitet

Vlorë- Sherr masiv mes të rinjsh, një i plagosur me thikë, disa të dëmtuar me sende të forta

9 orë para

Vlorë- Sherr masiv mes të rinjsh, një i plagosur me thikë, disa të dëmtuar me sende të forta

Një sherr masiv është regjistruartë dielën në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit. Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

/rtsh.al/