RTSH 24 Live

Sociale

Vjosa, park kombëtar, në objektivin e televizionit francez TF1, vlerësohen vlerat dhe bukuritë e saj

18/05/2023

Vjosa, park kombëtar, në objektivin e televizionit francez TF1, vlerësohen vlerat dhe bukuritë e saj

Televizioni francez, TF1, po i bën jehonë bukurive dhe vlerave të lumit Vjosë. Një grup xhirimi nga kjo media, ka mbetur e mahnitur nga pamjet mbresëlënëse të Vjosës.

“Duam t’u tregojmë francezëve këtë lumë të mrekullueshëm, por edhe t’u flasim atyre për betejën që është bërë nga komuniteti për të mbrojtur këtë lumë. Ishte një pamje e mrekullueshme, nuk mendoja se mund të ishte një lumë kaq i gjerë, kaq i shtrirë. Më mrekulluan edhe malet rreth e rrotull, por më erdhi keq që pashë edhe mbeturina” komentoi grupi i xhirimit francez.

/rtsh.al/