RTSH 24 Live

Rajon

Vizita e Vulinit në Moskë, reagon senatori amerikan Chris Murphy: SHBA dënon sjelljen politike të Serbisë

25/05/2023

Vizita e Vulinit në Moskë, reagon senatori amerikan Chris Murphy: SHBA dënon sjelljen politike të Serbisë

Senatori amerikan, Chris Murphy ka reaguar pas vizitës së kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), Alexander Vulin në Moskë.

Murphy ka theksuar se rusët aktualisht janë duke kërkuar miq anembanë botës, ndërsa vuri në dukje se SHBA-ja dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë.

Rusia po kërkon miq këto ditë dhe se nuk e konsideron politike dhe morale të mbështet regjimi i Vladimir Putinit”, pohoi ligjvënësi amerikan.

Senatori amerikan është shprehur se do të ishte mirë për qytetarët serbë nëse zyrtarët e tyre shtetërorë do të respektonin sanksionet kundër Rusisë dhe të ishte me Bashkimin Evropian për këtë çështje.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) Alexander Vulin vizitoi Moskën dhe u takua Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, me Nikolai Patrushev, shkruajnë mediat serbe.

Përveç Vulinit, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç si dhe presidenti i Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik gjenden në Moskë.  

/rtsh.al/