Me nisjen e vitit të ri akademik 2024-2024, Presidenti Bajram Begaj u ka uruar suksese të gjithë studentëve.
Ai ka deklaruar se ky brez do të ndërtojë Shqipërinë e së nesërmes, rrugëtim i cili nuk do të jetë i lehtë sipas kreut të shtetit, por me përkushtim, punë e dashuri do të arrihet.
Begaj theksoi se potenciali i jashtëzakonshëm që ka vendi ynë, është pikërisht rinia.
“Sot në nisjen e vitit të ri akademik 2024-2025, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës urova dhe inkurajova të gjithë studentët.
Ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e së nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi.
Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj.
Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, deklaroi Begaj në fjalën e tij nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
/rtsh.al/