RTSH 24 Live

Europë

Viktor Orban takohet me të sanksionuarin e SHBA: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në

12/09/2024

Viktor Orban takohet me të sanksionuarin e SHBA: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për Bashkimin Evropian, pas takimit që pati të enjten në Budapest me liderin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Në një njoftim në “X”, Orbani ka shkruar se takimi me Dodikun i ka shërbyer këtij qëllimi.

"Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për Bashkimin Evropian. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im sot me Presidentin Milorad Dodik i shërbeu këtij qëllimi", ka shkruar Orban.

Kryeministri hungarez u takua gjithashtu me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për javë të tëra, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi.

Dodik është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “minimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.

 

/rtsh.al/