RTSH 24 Live

Europë

Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

16/09/2024

Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper ka lënë “derën e hapur” për arritjen e një marrëveshjeje për emigrantët njësoj se ajo mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ajo tha se qeveria do të "shikojë se si do të funksionojë gjëja” duke mbrojtur marrëveshjen që Italia bëri me Shqipërinë për emigrantët duke lejuar përpunimin e kërkesave për azil në det të hapur në Shqipëri.

Duke e përshkruar këtë marrëveshje si "shumë të ndryshme" nga plani i Rishi Sunak për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, Sekretarja Cooper tha se një skemë e tillë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të mund të lejonte që kërkesat për azil të përpunoheshin jashtë vendit dhe vetëm ata që e përfitonin do të mund të vinin tokën britanike.

“Ne gjithmonë kemi thënë se do të shikojmë çdo gjë se si funksionon. Është e qartë se gjërat duhet të jenë të realizueshme, ato duhet të jenë financiarisht të qëndrueshme dhe gjithashtu duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare”, tha ajo.

Pavarësisht se e la të hapur derën për Shqipërinë, Cooper sugjeroi se ishte më e interesuar për mënyra të tjera për të zhvilluar një sistem të ri të shpejtë për të përpunuar kërkesat për azil.

“Ne mendojmë se ka mënyra të tjera për të zhvilluar një sistem të ri të shpejtë. Është diçka për të cilën ne kemi qenë gjithmonë të interesuar për t'u siguruar që ata që kanë ardhur nga vende kryesisht të sigurta të mund t'i kenë rastet e tyre shumë shpejt, siç duhet dhe në mënyrë të drejtë, dhe më pas gjithashtu të kthehen me shpejtësi”, tha ajo.

Komentet e saj erdhën pas i Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha nga Roma se është “i interesuar” se si do të shkojë marrëveshja e Italisë me Shqipërinë.

I pyetur nëse ai do të konsideronte një marrëveshje të ngjashme me atë që arriti Italia me Shqipërinë, Starmer tha këtë fundjavë: "Le të shohim. Është në ditët e para, unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se janë të gjitha mundësitë."

Një ditë më parë 8 emigrantë humbën jetën në kanalin e La Manshit, pasi gomonia e tyre goditi shkëmbinj dhe u fundos në brigjet e Francës veriore.

/rtsh.al/