RTSH 24 Live

Europë

Përmbytjet në Europën Qendrore, shkon në 18 numri i viktimave

17/09/2024

Përmbytjet në Europën Qendrore, shkon në 18 numri i viktimave

Të paktën 18 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Poloni, Republikën Çeke, Rumani dhe Austri. Nivelet e ujit në Nysa, Polonia jugore, kanë filluar të ulen pasi kryetari i qytetit me më shumë se 40.000 banorë urdhëroi banorët të evakuoheshin të hënën.

Më shumë se 5.000 trupa janë vendosur për të mbështetur njerëzit në Poloninë jugore. Ndërkohë, kryeqyteti i Sllovakisë, Bratislava dhe kryeqyteti hungarez Budapesti janë duke u përgatitur për përmbytje të mundshme pasi niveli i lumit Danub u ngrit.

Autoritetet në lindje, në Gjermaninë lindore, po marrnin gjithashtu masa paraprake, me mure të lëvizshme mbrojtëse të ngritura në disa zona për të mbrojtur qytetin e vjetër të Dresdenit.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, njoftoi një fond ndihme emergjente prej 200 milionë euro për viktimat e përmbytjeve në vend, duke shtuar se Polonia do të aplikonte për fondet e ndihmës së BE-së.

Në Republikën Çeke, kryeministri Petr Fiala, tha se më shumë se 13.000 njerëz ishin evakuuar dhe dhjetëra mijëra familje ishin ende pa energji elektrike. Tetë persona në vend janë ende të zhdukur si pasojë e stuhisë.

Përmbytjet vijnë pasi stuhia Boris solli sasi të mëdha shiu dhe bore në fundjavë. Moti në rajon pritet të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme nga orët e vona të së martës, por stuhia Boris parashikohet të zhvendoset në veri të Italisë, ku rajoni i Emilia-Romagna po përgatitet për ndikimin e 100-150 mm reshje./ BBC

/rtsh.al/