RTSH 24 Live

Aktualitet

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Vatër aktive edhe në Tropojë, në ndihmë helikopterë të KFOR

26/07/2024

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Vatër aktive edhe në Tropojë, në ndihmë helikopterë të KFOR

Disa vatra zjarri janë aktive në të gjithë vendin duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore, ndërsa 17 vatra të tjera janë shuar.

Konkretisht zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon të përhapet edhe pse aty janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qendror.

Prej ditës së djeshme vijon puna nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë. 100 Forca të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve të nisura prej dje, të forcave dhe kapaciteteve operacionale të pushtetit vendor të mbështetura nga 3 helikopterët e KFOR bashke me një ekip nga Kosova. Falë këtyre përpjekjeve është bërë e mundur shmangia e rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj.

Po punohet edhe në një tjetër vatër aktive në fshatin Hoten, Vau Dejës dhe në bashkinë Konispol, fshati Shalës.

Po ashtu puna e forcave operacionale ka bërë që të shmanget kalimi I flakëve drejt banesave në vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe fshatin Torovicë, në bashkinë Lezhë, ku janë angazhuar në ndihmë të pushtetit vendor efektivë të FA.

/rtsh.al/