RTSH 24 Live

Aktualitet

Vihet në pranga anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani

22/02/2024

Vihet në pranga anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani

Policia ka arrestuar në Durrës anëtarin e bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani. Sipas informacioneve të policisë, Sulejmani është vendosur në pranga nga uniformat blu të Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Referuar burimeve nga policia, bëhet e ditur se Sulejmani është ndaluar teksa ishte duke lëvizur me automjet.

Armando Sulejmani akuzohet për vjedhje të automjeteve që dyshohet se përdoreshin për vrasje.

Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua në vitin 2016 nga dy persona duke mbetur i plagosur.

Në atë kohë ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku banonte Sulejmani.

/rtsh.al/