RTSH 24 Live

Aktualitet

Vihet në pranga 17-vjeçari që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta

6 orë para

Vihet në pranga 17-vjeçari që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë arrestuar 17-vjeçarin A. K., banues në Sukth, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pas një ngjarjeje të ndodhur më 7 janar 2025.

I riu A. K. ka pasur një konflikt me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, në fshatin Kullë, Durrës, dhe gjatë përplasjes ka qëlluar me armë zjarri në ajër për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

17-vjeçari u arrestua dhe ndaj tij janë ngritur akuza për "Prishjen e qetësisë publike" dhe "Mbajtjen pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për hetime të mëtejshme.

/rtsh.al/