Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për të katërtën herë seancën paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor, Sonila Qato, e akuzuar nga SPAK për shkelje dhe favorizim të tenderave ose ankandeve publike për lotin 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e trupit të plotë gjykues.
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në tetor të 2022, ndërsa i është komunikuar edhe akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për hetimet për tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Hetimet ndaj Qatos u zhvilluan për shkak të kallëzimit që është bërë nga një kompani ndërtimi që pretendon se është skualifikuar nga gara në mënyrë të padrejtë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
/rtsh.al/