RTSH 24 Live

Euro 2024

VIDEO - Siguria në ndeshjen Shqipëri–Spanjë, policia shqiptare në krah të policisë gjermane

24/06/2024

VIDEO - Siguria në ndeshjen Shqipëri–Spanjë, policia shqiptare në krah të policisë gjermane

Një numër i madh tifozësh shqiptarë janë tashmë në Dyseldorf, ku do të zhvillohet ndeshja përcaktuese midis Shqipërisë dhe Spanjës në Euro 2024, ndeshje e cila të vendosë nëse ekipi ynë kombëtar do të vijojë më tej në raundin e 16-shes apo aty do të marrë fund rrugëtimi në Evropian.

Nisur nga fluksi i madh i tifozëve kuqezi, në krah të policisë gjermane janë rreshtuar tashmë edhe efektivë të policisë shqiptare, të cilët i takoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla. 

Punonjësit e policisë shqiptare janë vendosur në pika të ndryshme të kalimit të udhëtarëve si aeroporte, stacione trenash dhe autobuzash, e ku së bashku me punonjësit e Policisë Gjermane kanë kryer kontrolle të dokumentacioneve për tifozët e dyshuar. 

Gjithashtu, në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Policor Ndërkombëtar, ITCC kanë administruar listën e tifozëve problematik.

"Deri tani nuk është evidentuar asnjë rast problematik nga tifozat shqiptarë," informoi Ferdinand Mara, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit.

Në fund të takimit, ministri Balla i përgëzoi për bashkëpunimin dhe i siguroi për mbështetjen e tij.

/rtsh.al/