RTSH 24 Live

Aktualitet

VIDEO- Balla: Të ‘fortët’ nuk do të mund të jenë më mbi ligjin dhe qytetarët

30/05/2024

VIDEO- Balla: Të ‘fortët’ nuk do të mund të jenë më mbi ligjin dhe qytetarët

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi të enjten se mbi ligjin dhe qytetarët nuk do të mund të jenë më të fortët dhe se, sipas tij, nuk ka dhe nuk do të mund të ketë individë “më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve.”

“Rritja e kontrolleve, hetimeve dhe goditjeve ndaj individëve dhe grupeve kriminale nga Policia e Shtetit, SPAK etj., po krijon më shumë siguri për qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë. Përgëzime Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier e Durrës për operacionet e 24 orëve të fundit.”, shkruan Balla.

/rtsh.al/