RTSH 24 Live

Kulturë

Vera, stina e duhur për të lexuar. Më të preferuarat janë romanet

14/07/2024

Vera, stina e duhur për të lexuar. Më të preferuarat janë romanet

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale”. Ky është një nga citatet e bukura të shkrimtarit Mark Twain. Ndonëse interesi për librin është i ndikuar nga zhvillimet teknologjike të kohës, sërish duhet thënë se lexuesit shkodranë vijojnë të mbeten besnikë të tij. Vera si një stinë e pushimeve kryesisht është ndoshta koha më e mirë e vitit për të lexuar libra për shkak se ngarkesa e punëve dhe impenjimeve të përditshme nis të lehtësohet.

Një turiste nga Azerbajxhani, vjen për herë të parë në vendin tonë dhe përveç shijimit të natyrës duket se dashuron edhe librat.

“Më pëlqen shumë të lexoj ndonëse në ditët e sotme nuk kemi shumë kohë për shkak të ritmeve të punës. Jam e interesuar te zhaneri i romanit me temë tek historia”, u shpreh ajo.

Temperaturat e larta këto ditë korriku për fatin e mirë nuk i kanë larguar qytetarët nga libraritë teksa libri mbetet gjithmonë një mundësi e mirë për të kaluar orë të këndshme pranë tij.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/