Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës riktheu takimet promovuese për promovimin e autorëve që mungojnë . Në fokus ishte shkrimtari i ndjerë
Pjetër Vukaj që erdhi për lexuesin përmes botimit të dy vëllimet poetike. “E dua ferrin tim” sjell krijimtarinë e përmbledhur të këtij shkrimtari ndërsa i dyti, “Ti shkëlqen”, i përket autorit shkodran Mikel Podja, i cili ia ka dalë të mbledhë të gjitha dorëshkrimet e të ndjerit Vukaj e t’i botojë ato me kontributin e vet financiar.
Si një mik i hershëm i poetit dhe prozatorit, Pjetër Vukaj, autori Mikel Podja e konsideron botimin e dy vëllimeve një mision të përfunduar me sukses.
Në takim ishin të pranishëm miq dhe anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve si dhe personalitete të fushës së artit.
/RTSH/