RTSH 24 Live

Aktualitet

Veliaj në SHBA, ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës, takon homologen e Ksenias

19/09/2023

Veliaj në SHBA, ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës, takon homologen e Ksenias

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ndal në Ksenia, ku u takua me homologen Sarah Mays. Veliaj risolli në vëmendje kohën kur Mays ka shërbyer si vullnetare në Tiranë.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Ksenias, Ohio, ku sportistët elitarë të Tiranës po stërviten në terrenin e @AIAusa. Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet '90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, shkruan Veliaj.

Ai ka ndjekur nga afër atletët elitarë të Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, teksa po përgatiten për Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

Rrugës për javën e  OKB në NYC, ndalova në Ohio për të përshëndetur atletet nga peshëngritja, boksi, mundja dhe taekëando te KS Tirana, që falë bashkëpunimit të @CityOfTirana dhe @AIAusa po trajnohen në akademinë e njohur elitare amerikane”, thekson Veliaj teks ka ndarë dhe një video me sportistët tanë.

Pas vizitës në Ohajo, Veliaj do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

/rtsh.al/