Pikat e Kalimit Kufitar që lidhin Greqinë me Shqipërinë janë të mbyllura për lëvizjen e mjeteve edhe këtë të mërkurë si pasojë e grevës së paralajmëruar nga doganierët grekë.
Përjashtim bëjnë vetëm këmbësorët pa bagazhe, rastet e të cilëve kanë qenë të pakta, por edhe automjetet që mund të kenë emergjenca shëndetësore, të cilët do të mund të kalojnë pa pengesa.
Në pikën kufitare të Kakavijës mësohet se kanë qarkulluar 310 shtetas, nga të cilët 174 në hyrje, ndërsa kanë hyrë 21 automjete dhe 9 kanë dalë nga Shqipëria.
Në pikën doganore "Tre urat" në Përmet kanë hyrë 14 shtetas dhe kanë dalë 11 shtetas. Nuk ka patur në lëvizje të automjeteve këtë pikë.
Në Kapshticë qarkullimi ka qenë më i madh, me 600 shtetas, 307 prej tyre në dalje.
Protesta e sindikatave greke për kushte pune e paga më të mira, pritet të zgjasë deri më 4 prill.
Policia Shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të evitojnë kalimin drej Greqisë deri në përfundim të grevës së doganierëve e cila parashikohet të mbyllet të enjten në mëngjes.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh. al /