Policia e Dibrës bëri të ditur se të enjten në mbrëmje ka ndodhur një aksident tragjik, ku si pasojë e daljes së makinës nga rruga ka humbur jetën një shtetase. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”.
Shtetasi E.Z., i cili drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’ në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.
/rtsh.al/