RTSH 24 Live

Kulturë

Vazhdojnë përgatitjet për “Festivalin Folklorik Kombëtar - Gjirokastër 2023” 

24/05/2023

Vazhdojnë përgatitjet për “Festivalin Folklorik Kombëtar - Gjirokastër 2023” 
Foto ilustruese

“Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023” do të vazhdojë rrugëtimin e tij për 11 edicione radhazi. 

Këtë vit, ky festival do zhvillohet nga data 24 qershor deri në 2 korrik. Pjesmarrës do të jenë 800 artistë. 

Në kuadër të përgatitjeve për këtë festivali në teatrin “Skampa” të Elbasanit është zhvilluar një koncert me numrat më të mirë me pjesëmarrjen e bartësve folklorikë. Ato janë përzgjedhur nga shtatë zonat etnografike të qarkut Elbasan. 

Trupat do të performojnë përpara një jurie t'u përzgjedhur nga komisioni artistik i Ministrisë së kulturës. 

Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij, si dhe të mbrojë e të promovojë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh. 

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të këtij qyteti dhe prej asaj kohe është zhvilluar çdo pesë vjet. 

Deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij nuk do të ketë një garë të mirëfilltë.

/ RTSH /