RTSH 24 Live

Aktualitet

Vaksina Pfizer, studimi: Koha ideale mes dy dozave, 8 javë

23/07/2021

Vaksina Pfizer, studimi: Koha ideale mes dy dozave, 8 javë

Periudha e gjatë mes dozës së parë dhe të dytë të vaksinën anti-covid të Pfizer shërben që sistemi imunitar i trupit të prodhojë edhe më shumë anti-trupa që luftojnë virusin Sars-Cov2.

Lajmi u zbulua pas studimeve të realizuara nga një grup ekspertësh në Britaninë e Madhe. Sipas tyre, Britania duhet të mbështesë propozimin që periudha 3-javore mes dy dozave të vaksinës, të shtrihet edhe më gjatë në kohë, pasi kështu trupi reagon më mirë ndaj virusit dhe i merr vaksinës edhe më shumë.

Ekspertët sugjerojnë 8 javë kohë mes dy dozave, që do ta bënin vaksinën edhe më të fortë dhe funksionale, kryesisht ndaj variantit dominues të momentit, atij delta.

Imuniteti, pas një kohe më të gjatë, sipas studimit te pacientë që e kanë bërë atë, është më i madh, dhe antitrupat e vrasin virusin më shpejt pas 8 javësh, pasi imuniteti është bërë më i fortë dhe i padepërtueshëm./A2