RTSH 24 Live

Botë

Uragani Beryl godet Karaibet, një person humbi jetën nga stuhia shkatërruese

02/07/2024

Uragani Beryl godet Karaibet, një person humbi jetën nga stuhia shkatërruese

Të paktën një person ka vdekur pasi uragani Beryl arriti në tokë në disa zona të Karaibeve, ndërsa mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike ose u vendosën në vendstrehime të përkohshme në ishujt Shën Vincent, Grenadine, Grenada dhe Shën Lucia.

Pasi përfshiu këta ishuj, uragani Beril u forcua në një stuhi të kategorisë 5, me shi të dendur dhe erëra shkatërruese. Pasi uragani Beryl arriti në tokë në ishullin Karriacou në Grenada, u bë e qartë se disa pjesë të Karaibeve ishin goditur rëndë.

"Në gjysmë ore, ishulli u rrafshua” - thanë zyrarët vendas, ndërsa autoritetet e ishujve Shën Vincent dhe Grenadine, thanë se një person kishte vdekur, por mund të kishte më shumë viktima.

“Beryl është bërë stuhia më e hershme  në histori e kategorisë 5 në Atlantik dhe është zhvilluar në një uragan gati katastrofik me erëra maksimale deri në 260 kilometra në orë’ - tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA. Ekspertët thonë se një stuhi e tillë e fuqishme që formohet në fillim të sezonit të uraganeve në Atlantik, e cila zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të nëntorit, është jashtëzakonisht e rrallë.

Uragani Beril po lëviz drejt Xhamajkës dhe pritet të godasë Meksikën juglindore deri në fund të javës.

/rtsh.al/