RTSH 24 Live

Botë

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, miliona qytetarë thonë fjalën e tyre

04/07/2024

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, miliona qytetarë thonë fjalën e tyre

Miliona njerëz i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 46 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin 650 deputetë, partive u duhen të paktën 326 vende për të formuar një qeveri të shumicës.

Këto zgjedhje të përgjithshme pritet të heqim konservatorët e Rishi Sunak nga pushteti dhe të sjellin Keir Starmer të Laburistëve si kryeministër.

Mesazhi i Sunak në ditën e votimit mbeti rreth inkurajimit të votuesve konservatorë për të "ndaluar super-shumicën laburiste", në vend që të pozicionohej për të vazhduar në Downing Street.

Laburistët e Starmerit po i bëjnë thirrje njerëzve të dalin dhe të votojnë për ndryshim. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se laburistët janë në rrugën e duhur për të siguruar një shumicë të madhe./ BBC

/rtsh.al/