RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu: Nëse Hezbollahu sulmon, nuk do ta kursejmë

04/07/2024

Netanjahu: Nëse Hezbollahu sulmon, nuk do ta kursejmë

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se vendi i tij ka një parim në luftën kundër Hezbollahut në Liban se kushdo që do të sulmojë, Izraeli nuk do ta kursejë.

 “Ne e kemi vënë në praktikë këtë,” thotë Netanyahu teksa ka vizituar selinë operacionale të forcave ajrore në Pit në Kirya.

Ne e dimë se rruga është e gjatë, por jemi të vendosur të rivendosim sigurinë në veri dhe t'i kthejmë banorët të sigurt në shtëpitë e tyre” u shpreh Netanjahu teksa fliste mr komandantin e IAF Tomer Bar dhe drejtuesve të lartë të shërbimit izraelit.

Ndërkaq, një ditë më parë, zyrtarët izraelitë kanë sinjalizuar se po shqyrtojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje diplomatike me Hezbollahun ose do të zgjerojnë ofensivën e tyre në Liban.

Sipas tyre, ushtria izraelite po përgatit një tërheqje graduale nga Gaza dhe në heshtje i bën presion qeverisë që të ndërmjetësojë një armëpushim me Hamasin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zyrtarë të shumtë izraelitë, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, kanë sinjalizuar se Izraeli do të fillojë të tërheqë forcat në Gaza ndërsa hyn në atë që e quajti "Faza C" e luftës.

Një zyrtar tjetër izraelit tha për ABC Neës se “Hamasi ka ende një ndikim të madh mbi atë që po ndodh në Gazë - kjo është gjëja kryesore. Ne duhet të përpiqemi të krijojmë një alternativë”.

Në takimet e nivelit të lartë në Uashington javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin diskutuan planet e mundshme "ditë pas dite" për Gazën, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.

/rtsh.al/