Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Kukës në mbledhjen e fundit kanë ngritur sërish shqetësimin e qytetarëve për mos daljen jashtë funksioni të urës së vjetër si dhe rrugës hyrëse në qytet duke penguar lëvizjen e banorëve të fshatrave përreth.
“Sot e vuan çdo qytetar i Kukësit, duhet të miratojmë një ligj nga Drinasi të shkojnë në rreth rrotullim dhe të hyjnë në Kukës", u shpreh Fasli Gërmizi, anëtar i Këshillit Bashkiak.
Lidhur me këtë shqetësim kryetari i Bashkisë, Albert Halilaj, tha se së shpejti pritet të ndërtohet një mbikalim duke zgjidhur këtë problem. Ky projekt është në fazë tenderimi.
“Është marrë angazhim për të përpiluar një mbikalim që do të bëhet në hyrje të Kukësit, investimi është gati dhe do të kryhet sa më shpejt”, u shpreh z. Halilaj.
Që nga përfundimi i urës së re të Kukësit, rrethrrotullimi i Gostilit ka shërbyer si hyrje për në qytet.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/