RTSH 24 Live

Sport

UEFA, 44 mijë euro gjobë FSHF-së dhe paralajmërim për mbyllje të stadiumit

20/09/2023

UEFA, 44 mijë euro gjobë FSHF-së dhe paralajmërim për mbyllje të stadiumit

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dhënë të mërkurën vendimet për të gjitha parregullësitë e evidentuara gjatë sfidës Shqipëri-Poloni, e cila u zhvillua më 10 shtator në “Air Albania” dhe përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve. 

30 mijë euro gjobë janë dhënë për ndezjen e fishekzjarreve si dhe hedhjen e sendeve. 

Ndërkohë, 14 mijë euro  është fatura për bllokimin e kalimeve publike. 

Krahas gjobave, FSHF ka marrë dhe paralajmërime si për sjelljen e pahijshme të skuadrës, reklamimin e sponsorëve në çanta që është e ndaluar, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, për mediat e pautorizuara në fushë si dhe mungesën e një strategjie të duhur për ndarjen e biletave. 

Gjithashtu, UEFA ka urdhëruar dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për ndeshjen e radhës(tribuna veriore dhe jugore), por ky vendim është në provë për një periudhë 2-vjeçare, do të hyjë në fuqi nëse veprime të tilla përsëriten.

Gazetar Altin Kodra


/ rtsh.al /