RTSH 24 Live

Aktualitet

U shpall i pafajshëm nga Apeli i GJKKO, ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri paraqitet në SPAK

2 orë para

U shpall i pafajshëm nga Apeli i GJKKO, ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri është paraqitur këtë të hënë (30 shtator) në prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit, vetëm pak ditë pasi Apeli i GJKKO i dha pafajësinë.

Ishte SPAK që ankimoi vendi9min e GJKKO në Apelin e Posaçëm, pas shpalljes së tij të pafajshëm, por edhe kjo gjykatë e shpalli atë të pafajshëm më 19 shtator.

SPAK akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë, për blerje dru zjarri në vitin 2017. Nga akuzat e ngritura SPAK pretendonte se ish-kryetari i Bashkisë Pogradec kishte favorizuar një prej kompanive që garonte.

Nuk dihet ende arsyeja se pse Kapri u paraqit ditën e sotme në SPKA, por mendohet se ndaj tij ka një çështje të re hetimore.

/rtsh.al/