RTSH 24 Live

Aktualitet

Manja: Kapitull i ri për drejtësinë shqiptare, standarde ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj

3 orë para

Manja: Kapitull i ri për drejtësinë shqiptare, standarde ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj

Hapet kapitull i ri për drejtësinë shqiptare. Kështu ka deklaruar Ministri i Drejrësisë, Ulsi Manja ndërsa shprehet se me nisjen e projektit të Binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës në partneritet me Italinë, Francën dhe Holandën, gjyqtarët dhe prokurorët e rinj do të kenë standartet më të larta ndërkombëtare të trajnimit.

“Sot hapëm një kapitull të ri për drejtësinë në Shqipëri!

Me nisjen e Projektit të Binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës, në partneritet me Francën, Italinë dhe Holandën, po sjellim standardet më të larta ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj. Drejtësia që duam kërkon përgatitje të shkëlqyer dhe transparencë – dhe ky projekt, i mbështetur nga Zyra e Delegacionit të BE-së”, shkruan Ministri Manja në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/