RTSH 24 Live

Aktualitet

U përballën për herë të parë në 1991, gjesti fisnik i Feyenoord, takojnë legjendën e portës Artur Lekbello (FOTO)

24/05/2022

U përballën për herë të parë në 1991, gjesti fisnik i Feyenoord, takojnë legjendën e portës Artur Lekbello (FOTO)
Artur Lekbello me fanellen e firmosur nga lojtarët e Feyenoord

Hera e parë që ekipi i Feyenoord shkeli në Shqipëri ishte në 1991 ku luante kundër Partizanit për Kupën e Kupave. Përtej varfërisë ekstreme në atë kohë dhe një vend që sapo kishte dalë nga një regjim komunist, ekipi i Feyenoord krijoi simpati dhe respekt për legjendës shqiptare të portës, Artur Lekbello.

Artur Lekbello në atë kohë mbronte portën e Partizanit të Tiranës dhe falë aftësive të tij Roterdami pati një ndeshje jo të lehtë. Që nga ajo kohë, ish portieri respektohet nga skuadra holandeze.

Feyenoord rikthehet në Tiranë për finalen e Conference League kundër Romës dhe rrethanat janë krejt ndryshe nga 1991. Në këtë vizitë të dytë në Shqipëri ekipi i Feyenoord ka takuar Lekbellon, duke i dhuruar një fanellë të Feyenoord-it të firmosur nga lojtarët.

/rtsh.al/