RTSH 24 Live

Aktualitet

U nis nga Shqipëria për në Tajlandë, anija fik sinjalin. Dyshohet se transporton 800 ton mbetje të rrezikshme

13/08/2024

U nis nga Shqipëria për në Tajlandë, anija fik sinjalin. Dyshohet se transporton 800 ton mbetje të rrezikshme

Një anije e madhe kontenierësh Maersk e cila transportonte qindra ton mbetje të rrezikshme është zhdukur gjatë rrugës nga Shqipëria për në Tajlandë.

Sipas lajmit të raportuar nga organizata “Basel Action Network”, bëhet me dije se dy anije me 160 kontenierë në total, mbanin 816 ton mbetje të rrezikshme, ngarkesë kjo e nisur nga Porti i Durrësit dhe që do të ankorohej në Afrikën e Jugut për t’u diskoluar më pas në Tajlandë.

Anija, MAERSK CAMPTON, e para nga dy anijet e tilla që transporton 100 kontejnerë e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, ka fikur sistemin Automatik të Identifikimit  (AIS) më 31 korrik dhe nuk kreu dislokimin e planifikuar më 1 gusht në Cape Toën.

"Ne nuk mund të imagjinojmë asnjë arsye tjetër për këtë sjellje përveç një përpjekjeje nga MAERSK, për të shmangur arrestimin ose vonesat për shkak të gjasave që anija e tyre të përfshihet në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme. I bëjmë thirrje MAERSK që të bashkëpunojë menjëherë për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në parandalimin e hedhjes së paligjshme të mbetjeve të rrezikshme", tha Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i BAN.

Anija e dytë, MAERSK CANDOR e cila mban 60 kontejnerë të tjerë të mbetjeve të rrezikshme, është aktualisht në një rrugë të ngjashme me anijen e parë dhe pritet të arrijë në Tajlandë brenda disa orësh. Rrjeti i Veprimit të Baselit (BAN) që mësoi për herë të parë për dërgesën, së bashku me organizatat e drejtësisë mjedisore, groundWork, Friends of the Earth në Afrikën e Jugut dhe EARTH në Tajlandë po bëjnë thirrje që MAERSK CANDOR të kapet nga Afrika e Jugut dhe ngjarja të tingëllojë si kambanë alarmi në të gjithë Azinë Jugore dhe Juglindore duke u bërë thirrje qeverive të përgjojnë dy anijet.

Vlerësohet se 816 tonë totale metrikë në bordin e dy anijeve besohet se mbajnë pluhur toksik të furrës së çelikut të mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes. Nëse konfirmohet se janë mbetje të rrezikshme, nga dispozitat e Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët mund të sekuestrohen dhe të riatdhesohen në Shqipëri.

Dyshohet se nëse nuk ndërmerren masa, pluhurat e filtrit toksik do të përhapen në fushat bujqësore ose do të hidhen në Tajlandë. Një dërgesë e ngjashme e të njëjtave lloje mbetjesh u ndalua kur mbërriti në Kinë në fillim të këtij viti. Autoritetet kineze zbuluan se dërgesa përmbante më shumë se 8% të plumbit toksik.

/rtsh.al/