RTSH 24 Live

Botë

Turqia: Pa krijimin e një shteti palestinez rreziku mbetet permanent

19/04/2024

Turqia: Pa krijimin e një shteti palestinez rreziku mbetet permanent

Kërkojmë nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në një konflikt më të madh, deklaroi Ministria e Jashtme turke në një deklaratë në lidhje me sulmin në Isfahan të Iranit, që i atribuohet Izraelit.

”Po bëhet gjithnjë e më e qartë se tensionet e shkaktuara fillimisht nga sulmi i paligjshëm i Izraelit ndaj ambasadës iraniane në Damask rrezikojnë të shndërrohen në një konflikt të përhershëm”, theksohet në deklaratë.

”I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë masakrën në Gaza dhe të sigurojë paqen e përhershme atje deri krijimin e një shteti palestinez”, shtohet në të.

/ rtsh.al /