RTSH 24 Live

Europë

Scholz dhe Macron do të mbajnë darkë sekrete në Paris përpara vizitës së Xi

02/05/2024

Scholz dhe Macron do të mbajnë darkë sekrete në Paris përpara vizitës së Xi

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron të enjten mbrëma në Paris për një darkë për të diskutuar politikën e Bashkimit Evropian dhe Kinës.

Takimi i dy liderëve të BE-së, vjen vetëm disa ditë përpara një vizite të presidentit kinez Xi Jinping në Evropë.

Politico njofton se, asnjë këshilltar nuk do të marrë pjesë, sipas tre personave me njohuri për darkën, të cilëve iu dha anonimiteti pasi nuk u lejohet të flasin publikisht.

Scholz dhe Macron janë përplasur vazhdimisht në vitet e fundit, më së fundi në shkurt, kur presidenti francez hapi derën për dërgimin e mundshëm të trupave tokësore në Ukrainë, gjë që kancelarja e refuzoi me forcë .

Një temë kryesore e diskutimit do të jetë vizita e Xi, i cili mbërrin në Francë të dielën për tre ditë përpara se të niset për në Serbi dhe Hungari. Darka do të jetë një shans për Scholz që të informojë Macron për takimin e tij me Xi në Pekin muajin e kaluar. Scholz dhe Macron gjithashtu nuk pajtohen për vendosjen e mundshme të tarifave të BE-së për automjetet elektrike kineze të subvencionuara.

Sipas Noah Barkin të Fondit Gjerman Marshall, i cili raportoi i pari për darkën, Macron do të përpiqet të bindë kancelarin që t'i bashkohet në takimin e tij me Xi javën e ardhshme, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Një tjetër temë e mundshme e darkës do të jetë politika e BE-së, veçanërisht mbrojtja dhe financimi i saj. Macron po shtyn fuqishëm për të ashtuquajturat bono mbrojtëse, të cilat do të përfshinin emetimin e përbashkët evropian të borxhit për të financuar investimet ushtarake.

Scholz deri më tani e ka hedhur poshtë idenë.

/rtsh.al/