RTSH 24 Live

Aktualitet

Juristi Kara: Jam gati të dal në gjykatë përballë Metës

02/05/2024

Juristi Kara: Jam gati të dal në gjykatë përballë Metës

Juristi Romeo Kara deklaroi se është i gatshëm të përballet në gjykatë me Ilir Metën. Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ai u shpreh se Meta është tani në një pozitë që vetëm kërkon të shtyjë ditët dhe orët.

“Puna e prokurorisë dhe e policisë është që të qepet dosja dhe që gjykata të vlerësojë padinë që çon SPAK e jo të bëj lojëra me avokatët. Ku janë faktet se Rama ka lidhje me SPAK? I bie që Rama po sakrifikon partinë. Akuzat deri tani janë thjeshtë në ajër pas nuk ka asnjë fakt. Meta është i tjetërsuar, i shpërfytyruar. Po ta çoja për shpifje në gjykatë do merrja një tufë parash. Por nuk ja vlen fare. Ai është shok i Ismailit dhe është hajdut. Zotëria është i kapur me bllok në dorë. Ka ndërhyrë në drejtësi. Video i dogji shumë. Me të ashtë quajtur ekspertë e nxori videon të montuar. Nuk ecim me bindje në drejtësi, por me fakte. Nëse i bihet gjoksit për suksese, duhen marrë përsipër dhe përgjegjësitë. Duhen bërë auditime. Meta i ka bekuar inceneratorët. E ka ditë shumë mirë. Nuk marr frymë për Metën. Ai është çakërdisur. Jam gati të përballem me të në gjykatë. Është ‘tigër prej letre’. Ai ka bërë ato që ka bërë aty ku i ka ecur. Ai thjeshtë po shtyn ditët dhe orët. Është rëndë. Kërkon dashuri pa kushte në parti. Kjo të bën me vjellë.”, deklaroi Kara.  

/rtsh.al/