RTSH 24 Live

Rajon

Turqi, protestat kundër sirianëve, arrestohen 474 persona 

02/07/2024

Turqi, protestat kundër sirianëve, arrestohen 474 persona 

Më shumë se 470 persona janë vënë nën prangat e policisë turke pas protestave kundër sirianeve që u mbajtën në disa qytete të cilat u nxitën nga ndalimi i një siriani që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në Kayseri.  

Të zemëruar nga lajmi i krimit, banorët turq të Kayserit iu vunë të dielën flakën dyqaneve që zotërohen nga sirainet, duke kërkuar që ata të dëbohen nga vendi. 

Aktet e dhunës u përhapën edhe në provincën jugore të Hatait. Si pasojë e tyre u dëmtuan, banesa biznese dhe automjete që iu përkasin sirianëve.   

Ministri I brenshëm Ali Yerlikaja akuzoi ata që ishin përgjegjës për këto akte se po vepronin në kundërshtim me vlerat njerëzore. "Rreth 474 persona u ndaluan pas veprimeve  provokuese kundër sirianëve " bëri me dije Yerlikaja në një postim në rrjetin x.  

Dhuna u dënua edhe nga presidenti Rexhep Taip Erdoan. "Djegia e banesave dhe e rrugëve si dhe aktet vandlale janë të papranueshme. Asgjë nuk mund të arrihet duke nxitur ksenofobinë dhe urrejtjen për refugjatët", u shpreh Erdoan.  

Ndërkaq aktet e dhunës ndaj sirianëve në Turqi shkaktuan protesta në qytetin e Afrinit në veriperëndim të sirisë që kontrollohet nga Ankarja. Të paktën shtate persona humbën jetën si pasojë e përplasjeve me armë mes protestueve të armatosur dhe forcave turke. 

Në Turqi jetojnë më shumë se 3.5 milionë sirianë, të cilët kanë shkuar atje si refugjatë që pas shëprthimit të luftës civile në vendin e tyre. Shumica e sirianëve  gëzojnë një status të përkohshmën mbrojtjej dhe shumë kanë arritur të marrin nënshtësinë turke.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /