RTSH 24 Live

Sociale

Turizmi në Dropull, natyrë, histori, monumente kulture

27/05/2024

Turizmi në Dropull, natyrë, histori, monumente kulture

Bashkia e dropullit tashmë ka çelur zyrtarisht sezonin turistik dhe po vizitohet nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj . Edhe për këtë vit kjo bashki ka marrë të gjitha masat për ti njohur turistet me te gjithë monumentet e kulturës dhe te natyrës

“Ka shumë gjëra për të vizituar që nga Dropulli i poshtëm tek varrezat, amfiteatri, fshatin turistik Sotir, ka shumë objekte për tu vizituar”, tha një banor.

Sipas ciceronit te bashkisë Dropull Vangjel Seferi të huajt janë tepër të interesuar për tu njohur jo vetëm me monumentet por edhe me traditat e banorëve gatimet tradicionale të zonës etj.

Bashkia e Dropullit ka 42 monumente kulture dhe 14 monumente natyre. Banorët që jetojnë në fshatrat e saj vitet e fundit po çelin shtëpitë e tyre si bujtina familjare për te mik pritur vizitorët që zgjedhin Dropullin për të vizituar.

/RTSH/